Ayşe Aktaş
13 Prill 2016•Përditësim: 13 Prill 2016
VJENË (AA) - Në Austri është gjetur një varr masiv me eshtrat e 30 ushtarëve sovjetikë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni kombëtar austriak ORF thekson se ekipet në terren kanë gjetur varrin masiv në fshatin Welten në afërsi të kufirit me Hungarinë.
Udhëheqësi i ekipit për kërkimet në terren, Peter Sixl, theksoi se para gjetjes së varrezës masive, janë gjetur edhe disa eshtra individuale. Sipas tij, varri masiv është gjetur të hënën, dhe janë gjetur eshtrat e 30 ushtarëve sovjetikë të vrarë gjatë konfliktit në Austri.
Sixl theksoi se në varre janë gjetur edhe gjashtë granata dore të pashpërthyera. Ekipet edhe këto ditë kanë vazhduar me kërkimet në terren.