Mehmet Yılmaz Güldaş
22 Shtator 2016•Përditësim: 23 Shtator 2016
GAZİANTEP (AA) - Në 30 ditët e kaluara nga operacioni "Mburoja e Eufratit" i cili nisi kundër kërcënimit të organizatës terroriste DAESH dhe PYD/PKK në kufirin Turqi-Siri, është pastruar nga terroristët një hapësirë prej 1.200 km katrorë si dhe më shumë se 20 mijë sirianë janë kthyer në Jarabulus, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni "Mburoja e Eufratit" nisi kundër organizatave terroriste me 24 gusht në rajonin Jarabulus të qytetit Halep në Siri nga forcat speciale të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe forcat ajrore të koalicionit. Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe forcave ajrore të koalicionit hynë në Jarabulus i cili që nga fillimi i luftës në vitin 2011 ka qenë në kontrollin e organizatave terroriste mes DAESH-it dhe PYD-së.
Objektivat terroriste të përcaktuara pas fluturimeve zbuluese të mjeteve ajrore pa pilot u neutralizuan nga obuzët "Stuhia" dhe avionët luftarakë. Gjithashtu pas kësaj nga ekipet e ekspertëve u shkatërruan në mënyrë të kontrolluar lëndët shpërthyese artizanale të vendosura përgjatë vijës kufitare. Njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane të cilët përparuan deri në Jarabulus brenda disa orëve, morën rajonin nga DAESH-i që ditën që nisi operacioni.
Që nga dita që nisi operacioni për të eliminuar kërcënimet terroriste dhe për të hapur hapësirën lëvizëse në rajon të njësive të Ushtrisë së Lirë Siriane pasi morën nën kontroll Jarabulusin, nga Forcat e Armatosura Turke janë kryer mbi 4 mijë goditje ndaj 900 objektivave të organizatave terroriste.
%2Ffirat-1-ay-bilanco-01.jpg)
- Ndihma "jetësore" për Jarabulusin nga Turqia
Pas udhëzimeve të dhëna nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së kryer në qytetin Gaziantep, ekipet e prefekturës dhe bashkisë mbërritën me shpejtësi të madhe në rajon duke eliminuar në masë të madhe para festës së Bajramit mangësitë për energjinë elektrike, ujit, ato sanitare dhe të infrastrukturës. Pas punimeve "jetësore" në Jarabulus, u mundësua kthimi i sigurtë i familjeve siriane të cilat kishin aplikuar në prefekturën e qytetin Gaziantep.
Popullata e Jarabulusit, qytetit simbol të operacionit nga 3. 500 banorë vetëm në një muaj arriti në 25 mijë. Në këtë mënyrë u mundësua kthimi i sigurtë i civilëve të cilët ndodheshin në statutin e refugjatit për një kohë të gjatë në Turqi. Forcat e Armatosura Turke me operacionin "Mburoja e Eufratit" i cili mundësoi kthimin me shpejtësi të popullatës vendase në rajonin e pastruar nga organizata terroriste në saje të kësaj zone të sigurtë të formuar në një territor me luftë krijoi një model të ri në arenën ndërkombëtare. Kështu madje edhe qindra familje nga zonat Azez dhe Munbixh të cilat ndodhen me kilometra larg u strehuan në Jarabulus.
Në një muaj që ka kaluar nga nisja e operacionit është pastruar në masë të madhe nga organizatat terroriste afërsisht një hapësirë prej 1.200 kilometra katrorë ku edhe vija kufitare është më e sigurtë. Në kuadër të masave të marra vija kufitare në fjalë është forcuar duke u ndërtuar nga Republika e Turqisë një mur sigurie lëvizës në lartësinë prej 4 metra.
Organizatat terroriste të cilat janë në panik përballë aftësisë operative të Ushtrisë së Lirë Siriane e cila përparon në mënyrë efektive drejt rajonit El Bab me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe forcave ajrore të koalicionit, për tu mos u larguar nga vija kufitare që për to ka një rëndësi të madhe synojnë të vazhdojnë praninë e tyre duke varur në bazat dhe pozicionet që kanë nën kontroll flamujt e vendeve si të SHBA-ve dhe të Britanisë.
Pas reagimeve të Turqisë dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane flamujt në shumë pozicione në rajonin Tel Abjad të qytetit Rakka u hoqën. Në kundërpërgjigje të kësaj bashkia e rajonit Akçakale në qytetin Şanlıurfa ka mbushur me flamuj gjigant të Turqisë hapësirën prej 5 km në vijën kufitare.
Që nga nisja e operacionit e deri tani në sulmet me raketa të kryera nga militantët e organizatës terroriste DAESH me objektiv tanket në kufi kanë rënë dëshmorë 8 ushtarë, si dhe nga shpërthimi i lëndëve plasëse artizanale në vijën kufitare kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë.