Nazlı Yüzbaşıoğlu
15 Qershor 2017•Përditësim: 16 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me Shejh Sabah Halid Al Hamad Al Sabah, homologun e tij nga Kuvajti, ku qëndroi për vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet diplomatike bëjnë me dije se ministrat e Jashtëm të të dy vendeve kanë biseduar për zhvillimet e fundit lidhur me krizën mes Katarit dhe disa shteteve arabe.
Pas takimit, Çavuşoğlu është larguar nga Kuvajti për të marrë pjesë në programet e tij në Ankara.
Çavuşoğlu vizitë në Katar, thirrje për dialog në zgjidhjen e krizës
Vizita në Kuvajt vjen menjëherë pasi shefi i diplomacisë turke Çavuşoğlu dhe ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci dje vizituan Katarin, ku realizuan takime zyrtare me krerët e shtetit dhe riafirmuan nevojën që kriza të zgjidhet përmes rrugëve paqësore dhe dialogut.
Ndryshe, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor njoftuan se kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për "mbështetje të terrorizmit'.