Kurbani Geyik,Ruslan Rehimov
03 Dhjetor 2015•Përditësim: 03 Dhjetor 2015
BAKU (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, duke u shprehur se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Azerbajxhanit nuk janë një dimensionale, ka pohuar se asnjë marrëdhënie në botë nuk është kaq afër sa marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan" raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Davutoğlu i ndodhur për një vizitë në Azerbajxhan, ka patur një takim kokë më kokë me presidentin e vendit, Ilham Aliyev, ku dhe pas këtij takimi u mbajt edhe një takim mes delgacioneve.
Kryeministri i Turqisë para takimin në pjesën e hapur për shtypin ka theksuar se: "Pas marrjes së votëbesimit të mbajtur ditën e hënë kemi nisur detyrën në krye të qeverisë së 64 të Republikës së Turqisë. Ende nuk kam vajtur në Stamboll, gjithashtu edhe në Konya në vendin e lindjes ende nuk kam vajtur, por kam ardhur në Baku". Ai ka shtuar më tej se "sa herë që shpreh ‘Azerbajxhan’ më pas them ‘shpirt Azerbajxhan’ i cili është në shpirtin, në zemrën tonë. Për këtë arsye jam shumë i kënaqur që ndodhen për vizitë në Baku. Ashtu siç ka pohuar edhe lideri i madh i Azerbajxhanit Hajdar Aliyev "jemi një komb dy shtete" prandaj ne e dimë se ministrat e juaj i vërejmë si ministrat tanë dhe ju ministrat tanë i vëreni si ministrat e juaj".
- "Marrëdhëniet tona janë shumë dimensionale-
Davutoğlu në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan ka shtuar se: "Marrëdhëniet tona kanë shumë dimensione, nuk janë marrëdhënieve vetëm me një dimension. Asnjë marrëdhënie në botë nuk është kaq afër sa marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan. Ka një marrëdhënie intensive në fushat si ajo e energjisë, tregtisë, transportit, kulturës dhe të qytetërimit". Davutoğlu ka përgëzuar presidentin Aliyev për rizgjedhjen e tij si president.
- Aliyev përgëzon Kryeministrin Davutoğlu për fitoren në zgjedhje-
Presidenti azer, Ilham Aliyev duke vënë në dukje rëndësinë e vizitë së Kryeministrit Davutoğlu ka pohuar se kjo është vizita e parë pa zgjedhjeve. “Ju përgëzoj edhe njëherë për fitoren në zgjedhje. Gjithashtu jam i lumtur që vizitën tuaj të parë e keni mbajtur në vendin vëlla. Kjo është normale sepse edhe ne vizitën tonë të parë pas zgjedhjeve e kryejmë në Turqi".
Aliyev ka vënë në dukje se marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan janë në nivelin më të lartë dhe u shprehur se: "Në të gjitha çështjet mbështesim dhe do të mbështesim njeri-tjetrin. Jam i gëzuar që keni ardhur me një delegacion të madh ku unë jam i sigurtë se anëtarët e rinj të qeverisë me homologët e tyre duke kryer negociata do të gjejnë rrugë të reja për zhvillimin e marrëdhënieve tona".