Erbil Başay
30 Qershor 2016•Përditësim: 30 Qershor 2016
BERLIN (AA) - Kanccelarja gjermane Angela Merkel në një bisedë telefonike me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan është shprehur se Gjermania në luftën kundër terrorizmit ndodhet në anën e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, në një bisedë telefonike që kancelarja Merkel ka kryer ditën e djeshme me Presidentin Erdoğan, ka shprehur befasinë dhe pikëllimin për shkak të sulmit terrorist që u krye në aeroportin Atatürk të Stambollit. Merkel gjithashtu ka dënuar ashpër sulmin terrorist që shpërfill dinjitetin njerëzor.
Ndër të tjera theksohet se Erdoğan dhe Merkel kanë qenë të një mendimi se duhet të luftojnë bashkë kundër kërcënimit të terrorizmit. Merkel gjithashtu ka theksuar duke siguruar Presidentin Erdoğan se Gjermania qëndron në anën e Turqisë në një mënyrë të afërt në luftën kundër terrorizmit.