Diyar Güldoğan
23 Janar 2018•Përditësim: 23 Janar 2018
ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë Mevlut Cavusoglu deklaroi sot se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan Donald Trump nesër do të zhvillojnë bisedë telefonike, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nesër, të dy presidentët do të flasin përmes telefonit," u tha Mevlut Cavusoglu gazetarëve në kryeqytetin e Francës, Paris.
Deklaratat e Cavusoglu erdhën pas një takimi me homologun e tij amerikan Rex Tillerson në margjinat e Partneritetit Ndërkombëtar kundër Ndalimit për Përdorimin e Armëve Kimike të organizuar nga Ministria e Jashtme franceze.
Ai tha se Trump dëshironte të bënte thirrjen telefonike. "Koha po ashtu është finalizuar," shtoi Cavusoglu, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Për takimin me Tillerson, Cavusoglu tha se kanë diskutuar çështjet bilaterale, veçanërisht Sirinë.