Ekip
14 Shtator 2017•Përditësim: 15 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın i bëri thirrje Qeverisë rajonale kurde të Irakut që të heqin dorë nga referendumi të cilin e kanë paralajmëruar, raporton Anadolu Agency (AA).
Lidhur me mbajtjen e referendumit nga Qeveria rajonale kurde në veri të Irakut, Kalın thotë se "Thirrja jonë është që të heqin dorë menjëherë nga ky vendim për referendum dhe të hedhin hapa për zgjidhjen e problemeve mes Erbilit dhe Bagdadit brenda integritetit territorial të Irakut".
"Kemi zhvilluar marrëdhënie të mira me Bagdadin dhe Erbilin, me të gjithë Irakun. Gjithashtu dëshirojmë ti ruajmë këto marrëdhënie. Por, vendimi për një referendum do të ketë absolutisht pasoja. Prandaj pritshmëria jonë nga Erbili është që t'u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve tona", tha Kalın.
Zëdhënësi i presidencës Kalın ka folur edhe për politikën gjermane dhe fushatën zgjedhore në këtë vend.
Në lidhje me marrëdhëniet diplomatike, Kalın tha se "Nuk është as në interes të polikës gjermane dhe as në interes të shtetit të Gjermanisë që të vendosë përballë një vend si Turqia duke e bërë atë material të politikës së brendshme".
"Shpresoj që politika gjermane pas procesit të zgjedhjeve të veprojë sërish me mendje të shëndoshë dhe të mos përballen me situtatën për të humbur një vend të rëndësishëm si Turqia", tha ai.
Ndër të tjera Kalın ka informuar se presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojnë një takim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York për të cilën po punohet në përcaktimin e ditës dhe orës.
Duke cekur çështjen e aktakuzës për truprojat e presidentit Erdoğan, zëdhënësi Kalın thekson se "Është një gjë e papranueshme që truprojat e presidentit tonë që kanë kryer detyrën e tyre të bëhen objekt i aktakuzave teksa është e qartë dobësia e sigurisë. Drejtoria e policisë së Washingtonit së pari duhet të përgjigjet për personat që kanë ngritur këtë padi".