Andaç Hongur
06 Prill 2017•Përditësim: 06 Prill 2017
STAMBOLL (AA) – Me rastin e 97-vjetorit të themelimit të Anadolu Agency (AA), Kryetar i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm, Senol Kazanci (Şenol Kazancı) theksoi se agjencia është themeluar për të qenë zëri i popullit në periudhën e luftës çlirimtare në Turqi dhe se ende është zë i popullit, të cilën padyshim e dëshmoi më 15 korrik të vitit të kaluar, gjatë tentativës për grusht shtetit ushtarak të cilin e kreu në Turqi organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë ditë të vitit 1920 me vendim të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, u themelua agjencia e lajmeve Anadolu Agency. Kreu aktual i këtij institucioni Kazanci i uroi të gjithë të punësuarit në AA, ndërsa në mesazhin e tij ka theksuar se agjencia që nga themelimi i saj ka qenë simbol dhe zë i rezistencës së popullit turk kundër armiqve dhe pushtuesve, mision të cilin e ka edhe sot.
Duke kujtuar se qëllimi i AA në kohën e krijimit ishte për të ndërprerë zinxhirët e propagandës dhe të gënjeshtrave në media mbi situatën në Turqi, Kazanci ka thënë se AA pothuajse një shekull me sukses ka kryer detyrën dhe që është ende zëri i të vërtetës nga e gjithë bota.
AA sot ka një rrjet korrespondentësh në 84 shtete dhe abonentë në 45 shtete. Aktualisht veprojnë servise të prodhimit të lajmeve në 11 gjuhë të ndryshme, ndërsa Kazanci njoftoi se së shpejti do të fillojnë me punë edhe servisi në gjuhën spanjolle dhe indoneziane.
"Do të vazhdojmë me vendosmëri të kryejmë detyrën e raportimit nga të gjitha pjesët e botës dhe të sjellim të vërtetat dhe rrëfime interesante për abonentët tanë, dhe njëkohësisht edhe botës t'i tregojmë rrëfimet e Turqisë. Sot ne festojmë ditëlindjen e 97-të të agjencisë. I uroj të gjithë anëtarët e kolektivit tonë dhe kam një falënderim të posaçëm për mbështetjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyi Erdoğan, kryeministrin Binal Yıldırım dhe zëvendësin e tij Numan Kurtulmus", tha Kazanci.