Kristina Maslareviç
01 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
BEOGRAD (AA) - Shefat e policive të Austrisë, Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë, Maqedonisë, Hungarisë dhe Holandës u takuan në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, për të biseduar mbi krizën e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën për mediat, pas takimit Zëvendës shefi i policisë së Serbisë Vladimir Rebic, duke theksuar se të gjithë shefat e policive kanë rënë dakord në lidhje me gjetjen e një zgjedhjeje të qëndrueshme për krizën e refugjatëve, theksoi se është dakorduar që të vazhdojë pranimi i refugjatëve dhe në lidhje me transferimin në rrugën ballkanike.
Rebic tha se kanë rënë dakord në lidhje me rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjen reciproke. Sipas tij, duhet të vendosen standarde të përbashkëta për regjistrimin e refugjatëve, formimin e profilit, pranimin dhe transferimin e tyre.
Ai theksoi rëndësinë për rritjen e kontrolleve të kufijve për zgjidhjen e krizës me refugjatët. Rebic tha se shtetet në rrugën ballkanike gjithashtu edhe vendet të cilat janë qëllimi përfundimtar i refugjatëve duhet të shtojnë kontrollet kufitare për të parandaluar kalimet ilegale.