Bekim Laci
31 Janar 2018•Përditësim: 09 Shkurt 2018
SHKUP (AA) - Klubi nga La Liga spanjolle, Levante, ka konfirmuar blerjen e futbollistit të përfaqësuese shqiptare, Armando Sadiku, i cili luante me klubin polak Legia Varshavë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lajmi është konfirmuar në ueb faqen zyrtare të klubit, me një fotografi të Sadikut me mbishkrimin “Sadiku, Mirë se vini”, me sqarimin për tifozët se 26-vjeçari, i cili ka 11 gola ndërkombëtarë në 29 paraqitje, do të jetë një mbështetje për repartin sulmues të klubit me seli në Valencia.
Sadiku thuhet në sqarimin për tifozët, është golashënuesi i vetëm i Shqipërisë në "Euro 2016".
Futbollisti i kombëtares shqiptare ka nënshkruar me spanjollët një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2020, mirëpo nuk jepen detaje për shumën e transferimit.
Sa qëndroi te Legia e Varshëvës, Sadiku shënoi shtatë gola në 25 paraqitje për klubin, para të cilit ka luajtur në Locarno, Lugano dhe Cyrich të Zvicrës.