Nazmi Abduramani
28 Nëntor 2015•Përditësim: 29 Nëntor 2015
SHKUP (AA) - Tetëmbëdhjetë policë janë plagosur, kur emigrantët të cilët ishin në territorin grek, në kufirin maqedonas-grek, filluan të hedhin gurë në drejtim të tyre, njoftoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të policisë, nga të plagosurit, dy janë lënduar më rëndë në pjesën e kokës, prej të cilëve njëri ka marrë tronditje në tru. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësot në spitalin në Gjevgjeli. Nga dëmi material, sipas MPB-së, janë demoluar disa automjete të policisë dhe ushtrisë. Incidenti ndodhi rreth orës 13:30 minuta tek Kota 59, ndërsa djendja është normalizuar.
Sot në mëngjes pjesëtarët e ARM-së në këtë vend filluan vendosjen e gardhit me tela. Vendimi për vendosjen e gardhit është marrë sot në mëngjes nga Trupi koordinues qeveritar për përballje me krizën e migrantëve.