Rauf Maltaş
20 Dhjetor 2018•Përditësim: 20 Dhjetor 2018
RAUF MALTAŞ
ŞANLIURFA (AA) - Organizata terroriste PYD/PKK dhe Partia Demokratike e Kurdistanit (PDK) janë problem për kurdët sirianë, të cilët dëshirojnë të vetëqeverisen dhe nuk duan të jenë lodër e SHBA-së që do të përdoret si armë e saj, tha Abdulaziz Temmo, kryetar i Lidhjes së Pavarur Kurde të Sirisë (LPKS).
Në Siri ka shumë grupe të ndryshme kurde, në krye të cilave gjenden anëtarë të organizatës terroriste PYD/PKK dhe PDK-së, tha Temmo në një prononcim për Anadolu Agency (AA) pas një seminari të titulluar "Ku janë kurdët e Sirisë?" në qytetin Şanlıurfa të Turqisë nën organizimin e Lidhjes së Pavarur Kurde të Sirisë.
"Që të dy grupet i konsiderojmë si organizata terroriste", tha Temmo, duke shtuar se tashmë u ka mbaruar durimi për dëmet që organizatat i kanë shkaktuar Sirisë.
Sipas tij, organizata terrorite PKK me PDK-në bashkëveprojnë në Siri dhe që të dyja urdhërat i marrin nga jashtë.
"Ato nuk drejtohen nga këtu, por nga jashtë. Që të dy organizatat janë problem për kurdët e Sirisë. Si kurdë sirianë, ne tashmë duam të qeverisim veten. Nuk duam të jemi lodër e Amerikës që ajo të na përdorë si armë në dorën e saj. Nuk dëshirojmë që dikush të vijë dhe të na drejtojë nga jashtë. Nuk e pranojmë që PDK dhe PKK të zhvillojnë mbledhje dhe të bëjnë diçka për ne, apo të vendosin për ne. Nuk na pëlqen dhe nuk e pranojmë kurrë këtë. Ne nuk i duam ata që bashkëpunojnë me organizatën terroriste PYD/PKK dhe ne e deklarojmë këtë me zë të lartë. Kurdët sirianë tashmë duan të shpëtojnë nga të gjitha llojet e organizatave terroriste, nuk duam që të tjerët të realizojnë aspiratat e tyre përmes gjakut tonë. Ne nuk duam që ata ti shërbejnë shteteve të tjera nëpërmjet gjakut tonë. Si kurdë sirianë, ne mund t'i mbrojmë të drejtat tona, mund të flasim dhe të bisedojmë", tha Temmo.
"Lindja e Eufratit do të lehtësojë gjendjen e miliona njerëzve"
Temmo ka tërhequr vëmendjen se për shkak të persekutimeve të organziatës terroriste PYD/PKK, shumë kurdë në rajone të ndryshme të botës kanë mbetur të detyruar të braktisin atdheun dhe vendin e tyre.
"Më shumë se një milion kurdë sirianë, për t'i shpëtuar persekutimit të PKK-së kanë shkuar në Evropë dhe Turqi. Unë besoj se operacioni i mundshëm i Turqisë (në lindje të Eufratit) do të jetë i suksesshëm. Turqia këtu do të arrijë rezultat në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Të gjithë këta terroristë do të largohen dhe miliona njerëzve do t'u lehtësohet gjendja. Gati tre milion njerëz jetojnë në lindje të Eufratit, gjegjësisht në zonat e kontrolluara nga PYD/PKK. Disa prej tyre janë arabë, disa prej tyre kurdë dhe, falë operacionit, miliona sirianë, duke përfshirë edhe ata jashtë, do të jenë të kënaqur dhe do të jenë të lirë", tha Temmo, duke shpjeguar se miliona persona do të marrin frymë lirshëm pas një operacioni të mundshëm të Turqisë në lindje të Eufratit.
"Peshmergët e Sirisë janë njerëz nga Kandili dhe të Barzanit"
Sipas Temmos, edhe pershmergët e Sirisë nuk duan të luftojnë kundër organizatës terroriste PYD/PKK. Ai tha se në të vërtetë, ata nuk janë sirianë dhe se një pjesë e tyre përbëhet nga të larguarit nga lufta në vitin 2012 dhe të rinjtë që Barzani i ka armatosur.
"Këta janë vlerësuar si forcë e armatosur e Këshillit Kombëtar Kurd të Sirisë (ENKS). Këta nuk janë njerëzit tanë. Kur ne u thamë këtyre ‘ejani të luftojmë kundër organizatës terroriste‘ ata thanë që ‘Kandili nuk na lejon‘. Nëse pret të marrësh leje nga Kandili, atëherë nuk je njeri i këtij vendi. Këta Peshmergë janë të Kurdistanit të Irakut, peshmergët e Barzanit. Nëse këta do të ishin peshmergët e Sirisë, atëherë këto do të luftonin me organizatën terroriste DEASH, me organizatën terroriste PKK për të mbrojtur nderin, dinjitetin, vendin e tyre dhe atdheun e tyre. Nuk do të largoheshin në këtë mënyrë nga vendi i tyre. Po ashtu, ata edhe nuk kthehen sepse ne e dimë që ata janë njerëz nga Kandili dhe të Barzanit", u shpreh Temmo.
"Popullin kurd e mendojnë si figurë shahu"
Temmo ka përmendur edhe pretendimet për zonën tampon në veri të Sirisë, duke e cilësuar atë si një imagjinatë.
"Ata popullin kurd e mendojnë si figurë shahu dhe përpiqen ta përdorin si të tillë. Nëpërmjet kurdëve përpiqen të realizojnë ambiciet e tyre. Është një lojë e kurdisur nga SHBA dhe Barzani, por nuk do të jetë e sukseshme, sepse përpjekjet për formimin e një zone tampon janë vetëm një mashtrim. Nuk do të jetë e sukseshme", vlerësoi ai.
Temmo shprehu mbështetje për një operacion të mundshëm të Turqisë në Lindje të Eufratit dhe tha se Turqia me dy operacionet e mëparshme në veri të Sirisë, "Mburoja e Eufratit" dhe "Dega e Ullirit" shpëtoi rajonin nga terrorizmi dhe siguroi ndërtimin dhe zhvillimin e tij.
"Me operacionin e parë u çrrënjos terrorizmi, ndërsa me të dytin u çrrënjos edhe terrorizmi, por pati edhe zhvillim. Gjithashtu, lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë edhe me të tretin. Për të qenë një përfundim i mirë, Siria duhet të ketë pavarësi dhe liri të plotë. Me operacionin e tretë që do të kryhet në rajon në afat të shkurtër, parashihet që rajoni të pastrohet nga terrorizmi dhe ndërtohet siguria e tij", tha për AA Temmo.