Sarp Özer
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Sipas informacioneve të para 18 terroristë të DAESH-it janë neutralizuar nga bombardimet e forcave tokësore të Turqisë dhe avionët e koalicionit ndërkombëtar. Terroristët thuhet se ishin në përgatitje për të goditur Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria turke ka konstatuar ditën e djeshme se një grup militantësh të DAESH-it ishin përgatitur për të kryer sulm ndaj Turqisë nga veriu i Sirisë.
Pas kësaj forcat tokësore kanë goditur me 61 gjuajtje topi 14 pozicione të DAESH-it. Ndërkohë edhe forcat e koalicionit kanë goditur zonën nga ajri. Si pasojë e këtyre sulmeve, sipas informacioneve paraprake, të paktën 18 militantë kanë vdekur dhe 2 automjete me armë janë shkatërruar.
Pas sulmeve të forcave tokësore të Turqisë dhe avionëve të koalicionit ndërkombëtar disa fshatra kanë kaluar përsëri nën kontrollin e opozitarëve sirianë.
Nga ana tjetër thuhet se bombardimet e forcave turke, forcave të koalicionit dhe opozitarëve nuk kanë lidhje me operacionin ndaj Manbij.