Ekip
28 Janar 2017•Përditësim: 28 Janar 2017
ANKARA (AA) - Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, mbërriti sot në Ankara, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministrja May e cila ka mbërritur në aeroportin Esenboğa të Ankarasë në orën 11.05 me orën lokale, vizitoi monumentin Anitkabir.
Ajo vendosi kurorë lulesh në mauzoleun e Ataturkut, ku la shënim e saj Librin e Veçantë të Anitkabir-it.
May me pas kaloi në rezidencën presidenciale për të takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Presidenti Erdoğan, priti kryeministren May në pallatin presidencial.
Ndërsa më pas May do të pritet me një ceremoni zyrtare në rezidencën Çankaya nga kryeministri turk Binalı Yıldırım, ku pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ajo do të marrë pjesë edhe në darkën që do të shtrohet për nder të saj.