Shpetim Hiseni
08 Mars 2017•Përditësim: 08 Mars 2017
SHKUP (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter ka shprehur urimin e tij me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas në mbi dhjetë gjuhë të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe, raporton Anadolu Agency (AA).
"Të gjitha grave të vendit tim e të gjithë botës i uroj gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin", ka qenë mesazhi i presidenti Erdoğan në gjuhën shqipe në Twitter me rastin e 8 Marsit.
Ndryshe, presidenti turk Erdoğan përmes llogarisë së tij në Twitter mesazhin me rastin e 8 Marsit deri më tani e ka dërguar edhe në dhjetë gjuhë të tjera botërore krahas turqishtes dhe shqipes, edhe atë në gjuhët malaje, urdu, boshnjake, perse, gjermane, ruse, spanjolle, frënge, arabe dhe angleze.