Betül Yürük
01 Shkurt 2016•Përditësim: 01 Shkurt 2016
GJENEVË (AA) - Salim el-Muslat, një prej zëdhënësve të Komitetit të Lartë të Negociatave të formuar nga opozitarët sirianë ka pohuar se Rusia e cila është anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në vend që të ndalë luftën në Siri ajo, sipas tij po pushton vendin. Gjithashtu ai shpreson që OKB-ja t’i bëjë presion Rusisë për ndalimin e sulmeve ajrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Muslat, zëdhënësi i delegacionit i cili ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në bisedime dhe i cili është takuar me Përfaqësuesin special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së.
Ai ka vënë në dukje se kanë marrë mesazhe shumë shpresuese në lidhje me plotësimin e kërkesave dhe shprehet se: "Besoj se kemi arritur përparime dhe gjithashtu mendoj se në lidhje me plotësimin e kërkesave tona do të ketë zhvillime në këtë drejtim".
Muslat ndër të tjera ka theksuar se Koordinatori i Komitetit të Lartë të Negociatave, Rijad Hixhab dhe kryenegociatori Muhammed Allush do të mbërrijnë në Gjenevë.
- "Kurdët përfaqësohen brenda Komitetit të Lartë të Negociatave"-
Muslat ka pohuar se brenda Komitetit të Lartë të Negociatave të formuar në Riad janë të përfaqësuar edhe kurdët. Ndërsa në lidhje me pretendimet se turkmenët nuk ndodhen në Komitetin e Lartë të Negociatave, Muslat ka deklaruar se: "Turkmenët janë me ne dhe ne jemi shumë të lumtur që ato janë bashkë me ne".
- Thirrje OKB-së për "presion ndaj Rusisë"-
Duke vënë në dukje se Rusia krijon probleme në vend që të prodhojë zgjidhje ndaj krizës së Sirisë Muslat u shpreh se Rusia e cila është anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në vend që të ndalë luftën në Siri ajo sipas tij po pushton vendin.
- Kërkesa e opozitarëve-
Komiteti i Lartë i Negociatave për të marrë pjesë në bisedime kërkon heqjen bllokadave, lirimin e të arrestuarve, lejimin e furnizimit të ndihmave humanitare dhe ndalimin e sulmeve ajrore ruse.
Rendin e bisedimeve e përbën vendosja në veprim e plan veprimit me nr 2254 që u përcaktua në Vjenë më 14 nëntor dhe që u miratua më 18 dhjetor nga KS i OKB-së në lidhje me Sirinë. Sipas kësaj synohet që nën udhëheqjen e sirianëve brenda 6 muajve, pra deri në qershor të 2016 palët të përfundojnë negociatat dhe të formojnë qeverinë e trenzicionit ku dhe gjatë kësaj periudhe të sigurohet armëpushimi. Brenda 12 muajve pas kësaj synohet përgatitja e kushtetutës së re dhe zhvillimin e zgjedhjeve të drejta.
Në luftën e brendshme e cila nisi në mars të 2011 në Siri pasi lëvizja popullore iu kundërpërgjigj dhunës së ushtruar nga regjimi deri tani kanë humbur jetën afërsish mbi 250 mijë sirianë si dhe mbi 4.5 milionë të tjerë janë në situatën e refugjatëve.
Iniciativa e parë në lidhje për ti dhënë fund luftës civile në Siri u hodh me takimet Gjenevë-1 më 30 qershor 2012, gjithashtu edhe në Konferencën Gjenevë-2 e cila u mbajt me 22 janar 2014, ku nuk u arritën rezultatet e nevojshme.