Mümin Altaş,Arife Yıldız Ünal,Ferdi Türkten
18 mars 2017•Përditësim: 18 mars 2017
ÇANAKKALA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së themelit të urës së Çanakkalasë, ka thënë se "në vitin 1950 Turqia me pjesëmarrjen në luftën e Koresë, hodhi hapat e miqësisë mes dy vendeve, ndërsa sot ka hedhur themelet për të ardhmen e Turqisë, Koresë, rimëkëmbjes, mirëqenies dhe zhvillimit të marrëdhënies mes dy vendeve, si dhe një hap të sigurt drejt 100 vjetorit të Republikës së Turqisë", raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë pjesë përmes një lidhjeje me telekonferencë nga stadiumi "Stadiumi i 18 Marsit", ku organizohej ceremonia për përkujtimin e 102 vjetorin e fitores së madhe të Çanakkalasë.
Gjatë fjalës së tij Presidenti Erdoğan ka falënderuar të gjitha kompanitë turke dhe ato koreane që kanë kontribuuar për nisjen e këtij projekti madhor.
Ndërsa Kryeministri Yıldırım duke vënë në dukje se janë duke përjetuar një ditë të shënuar, në vijim të fjalës së tij ka thënë: ''Me fuqinë që kemi marrë nga të parët tanë të cilët thanë (Çanakkalaja nuk kalohet), po hedhim themelin e një gjurme që do të na çojë drejt 100 vjetorit të Republikës së Turqisë".
Yıldırım i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni bashkë me bashkëshorten e tij, Semiha Yıldırım, ka vendosur edhe një letër të mbështjellë me një tubë metalike, në themelin e urës Çanakkalaja 1915, me qëllim mbartjen e mesazhit të paqes për të ardhmen.
"Kjo letër e futur në tubin e saj, do të vendoset në themelin e kësaj ure. A jeni dëshmitarë në këtë moment historik ku po hedhim themelin e së ardhmes? A jeni gati të vendosni për të ardhmen e Turqisë më 16 prill? Këtu po hedhim themelin e së ardhmes. Në vitin 1950 Turqia me pjesëmarrjen në luftën e Koresë, hodhi hapat e miqësisë mes dy vendeve, ndërsa sot ka hedhur themelet për të ardhmen e Turqisë, Koresë, rimëkëmbjes, mirëqenies dhe zhvillimit të marrëdhënies mes dy vendeve, si dhe një hap të sigurtë drejt 100 vjetorit të Repeublikës së Turqisë".
Më pas letra e futur në një tubë, me shënimet brenda së cilës la një shënim edhe Kryeministri Yıldırım është vendosur në themelin e urës Çanakkalaja 1915.
Më pas ceremonia përfundoi me një lutje të zhvilluar posaçërisht.