Cankut Taşdan,Sertaç Bulur
27 Mars 2017•Përditësim: 27 Mars 2017
ANKARA (AA) - Në kuadër të luftës kundër terrorizmit, të paktën 57 terroristë janë neutralizuar në javën e fundit në Turqi, nga të cilët 46 janë vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë, thuhet se në datat 20-27 mars forcat e sigurisë kanë zhvilluar 311 operacione anti terror në të gjithë vendin.
Gjatë këtyre operacioneve të paktën 551 persona janë ndaluar si të akuzuar për dhënie ndihmë ndaj terrorit.
Ndërsa gjatë operacioneve 57 militantë janë neutralizuar, nga të cilët 46 të vdekur, 10 të kapur të gjallë dhe një i dorëzuar.
Gjatë operacioneve anti terror në qytete si, Tunceli, Batman, Diyarbakir, Bitlis, Mardin, Shërnak, Bingol, janë shkatërruar 57 vendstrehime ku rrinin terroristët, ndërsa janë asgjësuar 29 bomba artizanale.
Forcat e sigurisë kanë gjetur 4 ton lëndë plasëse, nga i cili 7 kilogram lëndë plasëse plastike. Krahas kësaj është sekuestruar një sasi e konsiderueshme armatimi dhe municioni.
Operacionet e anti drogës
Në kuadër të prerjes së rrugëve të financimit të organizatave terroriste në vend, janë organizuar 544 operacione në 67 qytete.
Në kuadër të këtyre operacioneve janë ndaluar 767 persona dhe është sekuestruar më shumë se 3.5 tonë drogë e llojeve të ndryshme.
Ndërkohë forcat turke të sigurisë kanë mundur të ndalojnë në det dhe tokë të paktën 2.570 klandestinë. Ndërsa janë arrestuar 47 persona si të akuzuar për trafik të qenieve njerëzore.