ANKARA (AA) – Seyit Ahmet Aytaç
Vuajtjet e muslimanëve Rohingya filluan më 25 gusht, atëherë kur filloi fushata e ushtrisë së Mianmarit për spastrim etnik. Më 25 gusht, sulmi në kontrollin kufitar në shtetin perëndimor të Mianmarit, Arakan, la të vdekur 89 persona, përfshirë 12 forca të sigurisë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Sulmi ndodhi vetëm disa orë, pasi një komision i udhëhequr nga ish shefi i Kombeve të Bashkuara (OKB) Kofi Annan, i bëri thirrje qeverisë që ti japë fund shtypjes ndaj muslimanëve Rohingya në Arakan. Pas një hetimi një vjeçar, komisioni bëri thirrje “për veprim urgjent dhe të qëndrueshëm në disa fusha për të parandaluar dhunën, të mirëmbajë paqen dhe të nxisë pajtimin duke ofruar kështu një shkëndi të shpresës për popullatën e shtypur të atij shteti”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Turqisë e cila dënoi sulmin, përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme, e cila tha se “problemi në Arakan nuk mund të zgjidhet duke përdorur dhunë”.
Në deklaratën në fjalë shprehej keqardhje se sulmi ndodhi në kohën kur u publikua raporti i Komisionit Këshillues për Arakan të cilin e kryesoi Kofi Annani.

- Raportet e HRW-së për përdhunime
Forcat ushtarake të Mianmarit kanë bërë përdhunime masive, si pjesë e një fushate për spastrim etnik të zhvilluar kundër muslimanëve Rohingya në shtetin Arakan, u tha në raportin e Human Rights Watch (HRW) të publikuar në nëntor.
Organizata në fjalë kishte intervistuar 52 gra dhe vajza Rohingya të cilat ishin largur në Bangladesh, 29 nga të cilat thanë se kanë qenë të përdhunuara, ndërsa tre sosh ishin të moshës nën 18 vjeçare. Shumë gra thanë se kanë parë vrasjet e fëmijëve, bashkëshortëve dhe prindërve të tyre”, nënvizoi raporti.
Një vajzë adoleshente tha se ushtarët e kishin zhveshur, pas çka 10 ushtarë e kishin përdhunuar.
- Zonja e parë e Turqisë viziton kampet
Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu më 7 shtator vizituan kampet e refujatëve në Bangladesh, atje ku muslimanët Rohingya gjetën strehim pas braktisjes së vatrave të tyre në Arakan, ku dhe bënë shpërndarjen e ndihmave turke.
Në fillim të muajit shtator, qeveria e Mianmarit lejoi agjencinë shtetërore TIKA, të hyjë në Arakan për të ndihmuar nevojtarët. Edhe organizata tjera turke, përfshirë agjencinë Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Gjysëmhëna e Kuqe e Turqisë dhe Fondacioni Humanitar për Ndihma (IHH) ndoqën hapat e TIKA-s.
Ata shpërndanë tenda, ushqim, medikamente, batanije dhe jë sërë materialesh tjera të nevojshme për të ndërtuar strehimore.
- Mianmari dhe Bangladeshi bien dakord mbi riatdhesimin
Më 23 nëntor Mianmari dhe Bangladeshi nëshkruan një marrëveshje për riatdhesimin e muslimanëve Rohingya të cilat kaluan kufirin, të cilës i parapriu një takim dyditor në kryeqytetin e Mianmarit.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe përfaqësuesit e muslimanëve Rohingya, shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e vëmendjes ndërkombëtare gjatë riatdhesimit të refugjatëve në Mianmar.
Frika e tyre ka të bëjë me kthimin e njerëzve në Arakanin e trazuar.
- Vizita e papës Françesku
Në fillim të dhjetorit, papa Françesku vizitoi rajonin, ku bëri thirrje për respektim të të drejtave të të gjitha grupeve etnike, mirëpo deklarata e tij zgjenjeu aktivistët për të drejatat e njeriut sepse në deklaratë, ai nuk përmendi drejtpërdrejtë persekutimin e muslimanëve Rohingya.
Në fjalimin e tij në kryeqytetin e Mianmarit, Nay Pyi Taw, konfliktin e quajti si vuajtje e njerëzve “nga armiqësitë e konflikti civil”.
Papa Françesku nuk përmendi Rohingyat ose goditjet në Arakan, të cilat OKB-ja dhe SHBA-të i quajtën “spastrim etnik”.
- Kryeministri i Turqisë viziton kampet
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım në datat 20 dhe 21 dhjetor qëndroi për vizitë në Bangladesh. Ai vizitoi kampin e refugjatëve Mainnaghota, nga ku bëri thirrje për një fushatë globale për muslimanët Rohingya.
I shoqëruar nga zëvendëskryeminstri Bekir Bozdag, ai shpërndau ushqime dhe lodra për fëmijët, ndërkohë që falënderoi autoritetet e Bangladeshit për përpjekjet, përkrahjen dhe bashkëpunimin lidhur me çështjen Rohingya.
Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut "Human Rights Watch" (HRW) njoftoi se nga 25 gushti, pjesërisht apo plotësisht janë shkaktërruar të paktën 354 fshatra muslimane në shtetin Arakan të Mianmarit, ndërkohë që Kombet e Bashkuara thonë se në këtë periudhë nga vendi janë larguar 656 mijë muslimanë Rohingya, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë dukle kaluar në Bangladeshin fqinj.
Nga 25 gushti deri më 24 shtator, janë vrarë të paktën 9.000 Rohingya, flasin të dhënat e organizatës Mjekët pa Kufij. Në një raport të botuar më 12 dhjetor, organizata humanitare tha 71.7 përqind e të vdekurve, ose 6.700 sosh, është si pasojë e dhunës së ushtruar. Brenda këtyre shifrave ka 730 fëmijë nën moshën 5 vjeçare.