Vesna Besiç
25 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Kryebashkiaku i Sarajevës, Ivo Komsiç dhe delegacione të shumta, me rastin e 25 nëntorit, Ditës së Shtetësisë të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), kanë vendosur kurora lulesh në monumentin e Flakadanit të përhershëm për viktimat e Luftës së Dytë Botërore në Sarajevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komsiç për gazetarët tha se "kjo është tradita e BeH-së".
"25 nëntori është dita e vendit tonë. Kjo është një ngjarje e rëndësishme se nuk duhet të ndalet kremtimi i kësaj dite, edhe pse në disa pjesë të vendit tonë, në disa prej komuniteteve tona nuk kremtohet kjo festë. Por, në vetëdijen kolektive të qytetarëve tanë në të gjithë vendin kjo ditë ka vazhduar të shënohet si dita shtetit të Bosnjë e Hercegovinës", tha Komsiç.