Zuhal Kocalar
18 shtator 2016•Përditësim: 19 shtator 2016
GAZIANTEP (AA) - ZUHAL UZUNDERE KOCALAR
Në Jarabulus i cili u pastrua nga organizatat terroriste me operacionin "Mburoja e Eufratit" teksa vazhdojnë kthimet e banorëve, Turqia po kryen punime të ndryshme për normalizimin e jetës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Jarabulus ku po kryhen përpjekje për normalizimin e jetës pas pastrimit të rajonit nga organizata terroriste DAESH në saje të operacionit "Mburoja e Eufratit" të ndërmarrë nga forcat speciale të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe forcat ajrore të koalicionit, do të bëhen gati për arsimimin e fëmijëve duke u riparuar shkollat të cilat janë braktisur për më shumë se 3 vite.
Në rajonin ku janë plotësuar nevojat e ujit, energjisë elektrike dhe hapja e furrave të bukës, me ndihmën e organizatave të shoqërisë civile kanë nisur punime për të rihapur përsëri procesin arsimor në shkollat e mbyllura nga presioni i organizatës terroriste DAESH.
Kryetari i Platformës Anadolu Turgay Aldemir, në një deklaratë për AA tha se për normalizimin e jetës në Jarabulus kanë kryer punime me shoqatat Iyilikder, Gratë dhe Familjet e Anadollit (AKADDER) si dhe me shoqata të tjera.
Ai ka theksuar se krahas ndihmave ushqimore, materialeve higjienike dhe të veshjeve në rajon duke kryer takime me njerëzit po i kushtojnë një rëndësi të veçantë edhe grave dhe fëmijëve të cilët janë mbajtur vazhdimisht nën presion nga DAESH-i. Aldemir tha se "gratë atje shprehen se "ju na sollët paqen dhe qetësinë".
Ndër të tjera duke vënë në dukje se kanë studiuar shkollat dhe vendet që ata i quajnë "medrese" në Jarabulus Aldemir ka theksuar: "Vërejtëm se nuk kishte një arsim serioz. Shkollat ishin të mbyllura dhe të braktisura drejt rrënimit sepse këtu DAESH nuk kishte njeri që ti mësonte dhe asgjë për të mësuar. Për arsimin nevojitet kulturë dhe kapacitete. Këto (DAESH) janë pajisje e luftës së pashpresë që janë mësuar si makineri lufte dhe për të masakruar njerëzit e këtyre trojeve. Nuk kanë patur asnjë imagjinatë për të formuar një qytetërim, një bazë arsimi apo të përgatisin fëmijët dhe të rinjtë këtu për të ardhmen. Në studimin tonë kemi vërejtur se shkollat ishin braktisur në rrënim. Ne kemi shkollat tona të quajtura "Iyilik" (mirësi) në Halep, në Idlib, Azez të cilat janë 12 të tilla. Këtë koncept synojmë ta transferojmë edhe në Jarabulus. Dëshirojmë që përvojën e Turqisë dhe këtë përvojë që ndajmë me sirianët ta reflektojmë tek këto njerëz."
Duke theksuar se qëllimet janë që të hapin për arsimin çdo shkollë në këtë rajon Aldemir u shpreh se "Në lidhje me këtë çështje edhe prefektura e qytetit Gaziantep në Turqi ka një përpjekje intensive në lidhje me këtë çështje. Këtë iniciativë të ndërmarrë nga ushtarët duhet ta përhapim në bashkëpunim me sirianët edhe në fushën e arsimit, kulturës, dhe në media. Turqia po ofron të gjitha mundësitë. Uji dhe energjia elektrike kanë mbërritur, por ka nevojë për punime të cilat do të shërojnë atje plagët shpirtërore, dhe të eliminojnë dizinformimin kulturor. Për këtë arsye arsimimin e kemi trajtuar si çështje parësore atje."
Aldemir ndër të tjera ka kërkuar nga të gjithë organizatat e shoqërisë civile në Turqi që të japin mbështetjen për të kryer punime për përcjelljen atje të përvojës së Turqisë dhe për formimin e një ambienti ku sirianët të jetojnë kulturën e tyre.
"Veçanërisht duhet të japin mbështetje universitetet dhe organizatat tona që kanë ndjeshmëri për arsimimin e grave dhe që kanë kapacitet dhe përvojë. Të rinjtë duhet të arsimohen. Në duart e të rinjve ndodhen armë. Në vendin ku janë të pranishme armët nuk mund të lexohen libra. Ne duke mundësuar rendin publik duhet të sigurojmë që libri të shndërrohet në dituri në mënyrë që këto territore të jenë përsëri qytete të sigurta të kësaj gjeografie"', u shprehur në fjalën e tij Turgay Aldemir.