Aldıjana Hadzıc
13 dhjetor 2015•Përditësim: 13 dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Nga zhvillimet historike të cilak kanë ndodhur në ditën e sotme veçojmë:
1570. - Danimarka ka pranuar pavarësinë e Suedisë
1642. - Detari holandez, Abel Tasman, ka zbuluar Zelandën e Re, mirëpo nga frika prej vendasve luftarak ai nuk u zbarkua prandaj merita i mbeti James Cook-ut i cili në vitin 1769 zbarkoi në njërin nga ishujt e Zelandës së Re.
1797. - Ka lindur shkrimtari dhe poeti gjerman Heinrich Heine, njëri nga lirikët më të mëdhënj të shekullit të 19-të. Përfaqësues i romantizmit ndërsa poezia e tij ka patur ndikim të madh në poezinë evropiane.
1937. - Trupat japoneze okupuan qytetin kinez Nanking dhe në gjashtë javët e ardhshme ekzekutuan rreth 300 mijë civilë kinezë. Kjo gjakderdhje ka hyrë në histori me emrin "Masakra në Nanking" dhe "Dhunimi i Nankingut", dhe është i njohur si njëri nga krimet më të rënda gjatë luftërave të shekullit të kaluar.
1982. - Gjatë një tërmeti në veriun e atëhershëm të Jemenit, në provincën Damar, kanë vdekur 3000 njerëz.
2003. - Forcat amerikane arrestuan presidentin e rrëzuar të Irakut, Sadam Hussein, i cili fshihej një një strehimore nëntokësore në afërsi të qytetit të tij të lindjes Tikrit. Është ekzekutuar më 30 dhjetor të vitit 2006.
2009. - Pas një ndërprerjeje dy dekadëshe nga shkaku i luftës në Bosnjë e Hercegovinë, rivendoset komunikacioni hekurudhor mes Sarajevës dhe Beogradit.