Yunus Hocaoğlu
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
ERZURUM (AA) - Ibrahim Aksu, 83 vjeçari që jeton në rajonin Uzundere në qytetin Erzurum të Turqisë bashkë me gruan e tij vazhdon të mbajë në funksion mullirin 200 vjeçar që ia lanë trashëgim babai dhe gjyshi i tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Mulliri dy shekullorë mbahet në funksion nga brezi i tretë i familjes Aksu në rajonin Uzundere për të cilin kujdesen 83 vjeçari Ibrahim dhe gruaja e tij Zeynep.
Pavarësisht se një prej gurëve që punonte me forcën e krahut është reduktuar për të punuar në mënyrë motorike dhe ku para 53 vitesh dhoma e mullirit të rrënuar u rindërtua me gurë ai ende ruan gjurmët e historisë dy shekullore.
Popullata vendase edhe pse më pak në krahasim me të kaluarën ende vazhdon të vijë në mulli për të bluar misrin dhe grurin që e prodhon.
- "Kjo është një punë e rëndësishme bamirësie"
Aksu për gazetarin e AA-së tha se profesionin e mullixhiut e vazhdon që prej 65 vitesh të cilin ia trashëgoi babai dhe gjyshi. Ai thotë se jetesën e siguron nga mulliri dhe produktet e kultivuara në kopshtin e tij dhe se në këtë mënyrë ka rritur 10 fëmijët e tij.
Në vazhdin tha se për sa kohë që do të ketë fuqi dhe jetë do të vazhdojë të mbajë në funksion mullirin pavarësisht se edhe interesi ka rënë pasi njerëzit përdorin miellin e gatshëm.

"Për vite me radhë ushtroj këtë profesion. Kohë më parë këtu kishte një fluks të madh si një depo, ku unë ditë e natë merresha me këtë. Ndërsa në ditët e sotme nuk ka mbetur më njeri. Janë të rrallë ata që vijnë por unë pasi i bluaj produktet e tyre siguroj të ardhura sa për të jetuar. Pas nesh nuk ka më njeri të vazhdojë këtë profesion. Edhe tek fëmijët tanë nuk ka më interes", tregon 83-vjeçari Aksu.
Ai shton se dëshiron që fëmijët të merren me këtë por nuk e di nëse do të realizohet. Sipas tij, kjo punë nuk është vetëm për të siguruar të ardhura.
"Kjo është një punë shumë e rëndësishme bamirësie. Ata që vijnë për bluar grurin apo misrin më thonë ‘Për fat të mirë, ju jeni në këmbë që vijmë e mbarojmë punët tona. Po të mos ishe ti ku do ta dërgonim‘. Për këtë arsye jam i lumtur që bëj profesionin e gjyshit tim", tha Aksu.
Ndërsa Zeynep Aksu tha në saj të mullirit jetojnë pa nevojën e askujt. "Deri më sot kemi arritur ta nxjerrim vetëm jetesën pa patur nevojën askujt. Fëmijët tanë ne i kemi rritur nga këto fitime. Ky është si një vend vakëf, pasi çdo kush është ushqyer prej këtu", u shpreh Zeynep Aksu.