Emrah Yaşar
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
ESKISEHIR (AA) – Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Eskisehir të Turqisë kur një kungull me peshë prej 15 kilogramëve brenda 5 muajve është rritur deri në 152 centimetra, raporton Anadolu Agency (AA).
Kopshtari Kurtulus Gundogmus për AA tha se prej 20 vitesh merret me kultivimin e luleve, por vendosi të merret edhe me kultivimin e frutave dhe perimeve. Ai shtoi se kungulli kryesisht rritet deri në 50 centimetra, por kungullin që ai e kultivoi është rritur tre herë më shumë.
“Kam mbjellë mijëra fidanë dhe lule, nga hobi fillova të mbjellë edhe fruta si dhe perime. Megjithatë, për herë të parë në jetë shoh kungull të kësaj madhësie. Atë me siguri mund ta hanë 25 njerëz”, konsideron Gundogmus dhe shton se si kungulli është bërë atraksioni kryesor në vend.