Bedrudin Brljavac
14 tetor 2015•Përditësim: 14 tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Autoritetet suedeze kanë njoftuar se gjatë vitit 2015 ky vend ka regjistruar numër rekord të kërkesave për azil, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë vitit 2015 në Suedi është shënuar numri më i madh i azilkërkuesve në histori të këtij vendi skandinav që është destinacioni i preferuar i atyre që kërkojnë strehim në Evropë.
Agjencia suedeze për migracion (Migrationsverket) ka njoftuar se deri më tani 86.223 emigrantë kanë aplikuar për azil në Suedi.
Kjo është më shumë se 84.016 persona të cilët në vitin 1992 kërkuan azil në Suedi, dhe siç citojnë mediat suedeze, numri më i madh i tyre ishin refugjatët të cilët kanë arritur nga vendet e Ballkanit gjatë kohës së luftërave.
Agjencia për migracion e Suedisë shtoi se në këtë vend kanë kapacitet gjithnjë më të vogël për pranimin e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët arrijnë çdo ditë.