Hanife Erdinç,Ekip
27 Nëntor 2015•Përditësim: 27 Nëntor 2015
ÇANAKALE/MUGLA (AA) - Si pasojë e mbytjes së një gomoneje në rajonin Ayvacık të qytetit Çanakala të Turqisë me shtetas të huaj në bord të cilët po përpiqeshin të kalonin ilegalisht në ishullin grek Lesbos, sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë humbur jetën 4 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave paraprake theksohet se janë arritur të gjenden trupat e pajetë të 4 fëmijëve të cilët janë dërguar në morgun e spitalit shtetëror në Ayvacık.
Ndër të tjera theksohet se një anije e cila transportonte refugjatë nga rajoni Bodrum i qytetit Muğla drejt ishullit grek Kos është mbytur për shkak të shirave intensivë dhe stuhisë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë.
Anijes që kishte në bord 17 persona dhe që arriti të dale në breg i erdhën në ndihmë qytetarët që kanë shikuar ngjarjen si dhe ekipet e policisë dhe të shëndetësisë. Theksohet se pavarësisht ndërhyrjeve humbën jetën 2 fëmijë, dhe gjithashtu mësohet se falë ndërhyrjes së policisë dhe ekipeve të shëndetësisë një fëmijë tjetër në rrezik për tu mbytur është shpëtuar.
Sipas informacioneve të marra mësohet se 55 afganë dhe sirianë ku mes tyre gra dhe fëmijë me gomone të hapur nga bregdeti i rajonit Ayvacık tentonin për të kaluar në ishullin grek Lesbos.