Amina Zorniç
19 Janar 2016•Përditësim: 20 Janar 2016
KIEV (AA) – Disa dhjetëra ukrainas sot janë larë në ujërat e ftohta të lumit Dnjepar, duke shënuar në mënyrë tradicionale festën krishtere Epifaninë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pagëzimi apo Epifania, është një nga festat më të vjetra krishtere të cilën besimtarët e shënojnë më 19 janar.
Epifania veçmas festohet në Rusi ku në më shumë se 5.000 vende organizohet thyerja e akullit në lumej dhe liqene ku besimtarët në mënyrë rituale lahen.
Në këtë festë rusët tre herë zhyten në ujërat e ftohtë për të pastruar mëkatet dhe kthyer forcën e shpirtit.