İhvan Radoykov
16 Tetor 2015•Përditësim: 16 Tetor 2015
SOFJE (AA) - Në një konflikt të armatosur mes policisë bullgare dhe një grupi të huajsh që po tentonin të hynin ilegalisht në vend në kufirin Bullgari-Turqi mësohet se është vrarë një afgan, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Georgi Kostov, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se një grup i huajsh i cili po tentonte të hynte ilegalisht në vend kanë kryer sjellje agresive ndaj policisë bullgare dhe disa prej tyre kanë përdorur armë. Kostov ka theksuar ndër të tjera se një afgan ka humbur jetën pasi fillimisht ai u plagos nga policia e cila sipas tij ishte e detyruar të hapte zjarr ndaj tij.
Ndër të tjera theksohet se janë ndaluar edhe 48 persona të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në vend nga fshati Sredetez në jug të qytetit Burgaz të Bullgarisë ku edhe ndodhi ngjarja. Ndërsa Kryeministri bullgar, Bojko Borisov i cili ndodhej në Bruksel të Belgjikës në një takim të Këshillit të Europës me temë "refugjatët", pas ngjarjes ditën e djeshme e cila ndodhi rreth orës 22.00 theksohet se ka lënë përgjysmë takimin dhe është larguar që aty, dhe i ka lënë të drejtën e përfaqësimit Presidentes Lituaneze, Dalia Grybauskaite.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Georgi Kostov mësohet se ka vajtur në Drejtorinë e policisë kufitare në rajonin Elhovo ku varet edhe fshati Sredetz në të cilin u vra afgani.