Ömer Erdem
06 Korrik 2020•Përditësim: 06 Korrik 2020
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 479.788 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në të gjithë kontinentin janë shënuar 13.620 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 479.788 numrin e rasteve ndërsa me 279 vdekjet e reja numri i viktimave arrin në 11.395.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Egjipt me 3.343 vdekje ndërsa në Afrikën e Jugut 3.199, në Algjeri 952.
Ndërkohë numri i të shëruarve në Afrikë ka tejkaluar shifrën 230 mijë.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me afër 200 mijë raste, Egjipti me 75.253, Nigeria me 28.711 raste.
Ndërsa nuk janë raportuar raste të vdekjeve në Sejshelle, Eritre, Ugandë, Namibi dhe Lesoto.