Zuhal Demirci
31 Dhjetor 2021•Përditësim: 03 Janar 2022
Britania e Madhe miratoi përdorimin e pilulës së Pfizerit kundër COVID-19 për personat mbi 18-vjeç dhe për të sëmurët që e kalojnë në mënyrë të lehtë ose mesatare por që kanë rrezik të lartë që të përkeqësohen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar (MHRA) thuhet se pilula është efektive më shumë kur merret në fazat e hershme të COVID-19 dhe rekomandohet që ilaçi të përdoret brenda 5 ditëve që nga fillimi i simptomave.
Në deklaratë tërhiqet vëmendja se është ende herët nëse Paxlovid ka apo jo ndonjë efekt mbi variantin Omicron dhe se MHRA po punon në mënyrë proaktive me Pfizerin për të përcaktuar këtë.
Ndër të tjera pasi nënvizohet se pilula e marrë pas infektimit të virusit nuk i zëvendëson vaksinat, në deklaratë bëhet thirrje që të kryhen vaksinat kundër COVID-19.
- "Paxlovid ul 89 për qind vdekjet dhe shtrimet në spital lidhur me COVID-19"
Shefja ekzekutive e MHRA, dr. June Raine tha se "Sot kemi dhënë miratimin rregullator Paxlovid i cili kur merret brenda 3 ditëve pas fillimit të simptomave është një trajtim për COVID-19 dhe i cili është përcaktuar se ul 89 për qind vdekjet dhe shtrimet në spital lidhur me COVID-19".
Ndërsa në një deklaratë më 14 dhjetor nga Pfizer ishte thuhej se Paxlovid paraqet rreth 90 për qind efekt në parandalimin e vdekjeve dhe shtrimeve në spital tek të sëmurët me rrezik të lartë.
Gjithashtu të dhënat e fundit laboratorike kanë vënë në dukje se ilaçi ruan efektivitetin kundër variantit Omicron të përhapur me shpejtësi.
Në Britani edhe më 2 dhjetor u dha miratimi për përdorimin e ilaçit të antitrupave monoklonal Xevudy (sotrovimab) i cili është përcaktuar se ul 79 për qind mundësinë e vdekjes dhe shtrimit në spital për shkak të COVID-19.