Faruk Zorlu
21 prill 2020•Përditësim: 22 prill 2020
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, kanë realizuar një bisedë telefonike me fokus luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria Turke e Komunikimit tha se presidenti turk dhe ai francez shkëmbyen mendime për çështje të ndryshme, duke filluar nga lufta globale kundër pandemisë së koronavirusit deri te marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.5 milionë, me rreth 174 mijë viktima dhe rreth 665 të shëruar.