Betül Yürük
19 Qershor 2020•Përditësim: 19 Qershor 2020
Paralajmërohet se shteti i Florida-s, ku rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë nisur të rriten me shpejtësi, mund të shndërrohet në epiqendrën e re të pandemisë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një raporti të publikuar në SHBA, në Florida ku ka filluar procesi i normalizimit, kanë filluar të rriten numrat e rasteve me COVID-19.
Në Florida në një javë të fundit është konfirmuar numër rekord i rasteve, ndërsa në 24 orët e fundit janë raportuar 3.822 raste të reja. Numri i përgjithshëm i rasteve në këtë shtet ka tejkaluar shifrën 89.000 dhe kanë humbur jetën mbi 3.000 persona.
Gjithashtu edhe në Alabama, Arizona, California, Nevada, North Carolina, Oklahoma, Oregon, South Carolina dhe Texas janë rritur rastet e reja me koronavirusin.
Deri më tani në mbarë SHBA janë infektuar mbi 2 milionë e 276 mijë njerëz, ndërsa kanë humbur jetën mbi 120.000 persona.