Ayhan Şimşek
18 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Italia raportoi 99 raste të tjera të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e vdekjeve në 32.007 dhe duke regjistruar rritjen më të ulët që nga faza e parë e përhapjes së virusit në fillim të marsit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas dy muajve të bllokimit, qytetarët dhe bizneset rifilluan një më të rregullt, pasi restorantet, kafenetë dhe dyqanet rihapën dyert e tyre.
Të dhënat e publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile konfirmuan që kulmi i përhapjes së sëmundjes u kalua. Numri i rasteve aktive sot ra për 1.798, në gjithsej 66.553.
Ndërkohë, vazhdoi të rritet numri i të shëruarve, duke arritur në 127.326, pasi më shumë pacientë u larguan nga kujdesi intensiv, duke lehtësuar presionin ndaj sistemit shëndetësor të Italisë.
Epiqendra e përhapjes së sëmundjes në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, ku viktimat kanë vazhduar të rriten duke arritur në 15.543, pothuajse gjysmën e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në vend.
Kryeministri Giuseppe Conte shpjegoi se rregullat e reja mund të ndryshohen përsëri nëse numri i rasteve rritet sërish.
“Jemi përballë një rreziku të llogaritur. Më duhet ta pranoj, shumë qartë, se numri i të rasteve mund të rritet përsëri", tha kryeministri të shtunën.
Ai shtoi se "duhet ta pranojmë këtë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje të fillojmë përsëri", duke theksuar se masat do të lehtësohen gradualisht.
Restorantet duhet të sigurojnë një distancë prej të paktën 1 metër midis klientëve të cilët do të jenë të detyruar të bëjnë rezervime. Pronarëve të bizneseve gjithashtu u kërkohet të mbajnë shënime për rezervimet për të paktën dy javë për të ndihmuar në gjurmimin e infeksioneve të mundshme.
Distanca 1-metërshe gjithashtu duhet të zbatohet për njerëzit që qëndrojnë në sportelet e kafeneve.
Floktarët dhe parukeritë duhet të fillojnë të marrin rezervime dhe duhet të sigurojnë masa të rrepta sanitare.