Agim Sulaj
14 Maj 2022•Përditësim: 14 Maj 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.139, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.218.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 646 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.832.563 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 23 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.740, ndërsa numri i rasteve aktive është 339.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 136 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.781 doza të vaksinës. Deri më sot 822.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.