Agim Sulaj
24 Tetor 2021•Përditësim: 25 Tetor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.974, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.235.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.283 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.256.968 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 21 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.205, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 456.