Agim Sulaj
11 Shkurt 2022•Përditësim: 12 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 2 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.064, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 770 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 221.696.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 4.285 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.717.757 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.589 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 202.664, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.028.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.319 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.798.980 doza të vaksinës. Deri më sot 809.982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.