Agim Sulaj
06 Shkurt 2022•Përditësim: 07 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 6 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.043, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1.283 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 217.528.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 6.696 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.693.612 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 4.397 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 187.508, ndërsa numri i rasteve aktive është 26.977.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës. Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.