Agim Sulaj
25 Tetor 2022•Përditësim: 25 Tetor 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.202, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 6 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.149.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 55 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.978.448 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për një person që ka fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.926 ndërsa numri i rasteve aktive është 21.
Sa i përket procesit të vaksinimit, të dhënat njoftojnë për 23 doza të reja, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.490 doza të vaksinës. Deri më sot 824.813 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.