Agim Sulaj
25 Maj 2020•Përditësim: 26 Maj 2020
Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit një person ka ndërruar jetë nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 30 numrin e përgjithshëm të të vdekurve deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), gjashtë raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, duke e çuar në 1.038 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Rastet pozitive janë raste kontakti, të gjitha nga Komuna e Prizrenit.
Të hënën po ashtu sipas IKSHPK, dy persona kanë rezultuar të shëruar nga ky virus, ndërsa numri i të shëruarve deri më tani është 791.
Në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 243 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 13.505 mostra.