Jeyhun Aliyev
31 Maj 2020•Përditësim: 01 Qershor 2020
Në Mbretërinë e Bashkuar në 24 orët e fundit shkaku i koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur 113 persona të tjerë, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 38.489, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria britanike e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara është rritur në 274.762, me 1.936 raste të reja të zbuluara në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore po ashtu njoftuan se në 24 orët e fundit janë kryer 115.725 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer gjithsej 4.285.738 teste.
Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën, kjo pandemi ka marrë jetën e pothuajse 370 mijë personave, me mbi 6 milionë raste të zbuluara dhe mbi 2.5 milionë të shëruar.