Rabia İclal Turan
28 Dhjetor 2020•Përditësim: 29 Dhjetor 2020
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 24 orëve të fundit kanë raportuar 41.385 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), shifër më e lartë një-ditore që nga shpërthimi i pandemisë në fillim të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 2.29 milionë.
Autoritetet brenda ditës së fundit po ashtu regjistruan 357 viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 79.339 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.
Rreth 2.143 pacientë të tjerë të prekur nga koronavirusi u shtruan në spitale, ndërkohë gjatë ditës u kryen 507.384 teste të dyshuara për COVID-19.
Më 20 dhjetor, qeveria britanike zbuloi një rast të llojit të ri të koronavirusit, që po përhapet në të gjithë vendin, respektivisht një lloj 70 për qind më të transmetueshëm se llojet e mëparshme.
Pasi regjistroi një rritje të infeksioneve të përditshme të koronavirusit, qeveria britanike vendosi kufizime më të rrepta të koronavirusit për sezonin e festave.