Bahattin Gönültaş
26 Janar 2021•Përditësim: 27 Janar 2021
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar dalja nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do të zgjasë aq shpejt sa pritet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në javën e "Axhendës Davos 2021" të organizuar nga Forumi Botëror Ekonomik (WEF), Merkel tha se pandemia COVID-19 ka vërtetuar se në zinxhirin e furnizimit global ka një dobësi dhe se "zinxhiri i furnizimit duhet të bëhet më rezistentë".
Duke theksuar se dalja nga pandemia nuk do të zgjasë aq shpejt sa pritet, Merkel tha se, "Pandemia ka lënë shenja të thella në shoqëritë dhe ekonomitë tona. Pandemia do të vazhdojë të ndikojë në jetën tonë dhe në mënyrën se si i bëjmë gjërat në muajt dhe vitet e ardhshme".
Duke folur mbi prodhimin 12-mujor të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë BioNTech/Pfizer, Merkel u shpreh se njerëzimi ka arritur suksese të mëdha shkencore dhe se kjo tregon rrugën e daljes nga pandemia.
Më tej, Merkel deklaroi se lidhja e globalizimit me vendet dhe cënueshmëria njerëzore si pjesë e botës natyrore janë mësime që duhet të nxirren nga kriza COVID-19.
Njerëzimi jeton në një planet të vetëm, tha Merkel, duke shtuar se izolimi i vendeve dhe njerëzve në një krizë ekzistenciale si COVID-19 rezultoi në dështim.
Pasi pohoi se qasja globale shumëpalëshe ndihmon në reduktimin e ndikimeve të pandemisë mbi shëndetin dhe ekonominë, Merkel bëri thirrje për shpërndarje të "drejtë" në botë të vaksinave kundër COVID-19.
Merkel po ashtu shpjegoi se vendi i saj në krizën e pandemisë pati mundësi që të mësojë pikat "e forta dhe të dobëta" dhe se politika e shtrënguar financiare e zbatuar para krizës së pandemisë në Gjermani i ka mbështetur ata që të ndihmojnë ekonominë në krizë.
Ndër të tjera, Merkel tha se do të lobojë për të forcuar Organizatën Botërore të Tregëtisë (OBT).