Mücahit Oktay
21 Tetor 2021•Përditësim: 21 Tetor 2021
Në SHBA janë miratuar aplikimet për dozat përforcuese të bëra nga Moderna dhe Johnson&Johnson të cilat prodhojnë vaksina kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë "leje për përdorim emergjent" të dozave mbështetëse të të dy vaksinave për COVID-19 të bëra nga Moderna dhe Johnson & Johnson dhe gjithashtu njoftoi se cilado nga tre vaksinat e miratuara mund të përdoren si mbështetës me qasjen "përziej dhe përputh".
Sipas deklaratës së FDA-së, vaksinën përforcuese të Moderna-s mund ta bëjnë amerikanët që kanë kaluar 6 muaj nga marrja e dozës së dytë kundër COVID-19, personat mbi 65-vjeç si dhe qytetarët mbi 18-vjeç që punojnë në punë të rrezikshme. Ndërsa ndaj personave që janë vaksinuar me Johnson & Johnson dhe janë mbi 18-vjeç mund të kryhet vaksinimi përforcues dy muaj pas vaksinës së parë.
Në javët e ardhshme pritet që FDA të japë vendim nëse do të miratojë apo jo vaksinën e Pfizer-BioNTech për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.