Islam Doğru
30 Maj 2022•Përditësim: 31 Maj 2022
Numri i personave që humbën jetën nga pandemia e COVID-19 në SHBA tejkaloi 1.4 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Universitetit "Johns Hopkins", numri i personave të zbuluar me COVID-19 në vend është rritur me 693.932 mijë javën e fundit dhe shkoi në 83.984.644.
Numri i përgjithshëm i personave që humbën jetën për shkak të COVID-19 arriti në 1.400.733.
Kalifornia renditet e para në vend me më shumë se 9.557.000 raste ndërsa pasohet nga Teksasi me më shumë se 6.927.000 raste dhe Florida me më shumë se 6.125.000 raste.
Kalifornia është në vendin e parë me 91.299 viktima, Teksasi me 88.348 dhe Florida me 74.466 persona të vdekur.
Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e cila ndjek statistikat e vaksinimit kundër COVID-19 në vend, 82.7 për qind e popullsisë së moshës 5-vjeç e lart ka marrë të paktën një dozë ndërsa 70.8 për qind kanë marrë dozën e dytë.
Ndërkaq 48.5 për qind e popullsisë së moshës 12-vjeç e lart kanë marrë edhe dozën e tretë.
Doza e parë u administrua në më shumë se 258 milionë njerëz, doza e dytë në më shumë se 221 milionë njerëz dhe doza e tretë në më shumë se 103 milionë njerëz në vend.