Islam Doğru
22 qershor 2020•Përditësim: 23 qershor 2020
Numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 122.259, me 256 vdekje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie.
Sipas të dhënave nga faqja e internetit "Worldometer", e cila merret me grumbullimin e të dhënave lidhur me koronavirusin, gjatë ditës së fundit në SHBA janë zbuluar 25.650 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 2.357.323 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus.
Sa i përket numrit të rasteve të zbuluara me COVID-19, SHBA pasohet nga Brazili (1.086.990 raste), Rusia (592.280 raste) dhe India (427.046 raste).
Pavarësisht numrit në rënie të vdekjeve ditore, shteti New York mbetet zona më e prekur nga koronavirusi në SHBA, me gjithsej 411.264 raste të konfirmuara dhe 31.215 vdekje.
Deri më tani në SHBA janë kryer 28.505.000 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa janë shëruar rreth 980 pacientë paraprakisht të diagnostikuar me koronavirus.