Islam Doğru
25 Mars 2022•Përditësim: 25 Mars 2022
Në SHBA ka tejkaluar 975 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Universitetit "Johns Hopkins", me 43.520 raste në 24 e fundit ka arritur në 79.888.605 numri i rasteve, ndërsa me 1.028 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 975.862 numri i viktimave nga COVID-19.
Me mbi 9 milionë e 85 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend, ndërsa pasojnë Teksasi me rreth mbi 6 milionë e 717 mijë dhe Florida me mbi 5 milionë e 868 mijë.
Po ashtu me 88.476 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 87.119 dhe Florida me 72.946.
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 81.7 për qind e qytetarëve mbi 5-vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 69.6 për qind dozën e dytë. Ndërkohë kanë marrë dozën përforcuese 46.3 për qind e qytetarëve mbi 12-vjeç që kanë përfunduar vaksinimin.
Mbi 255 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë, mbi 217 milionë të tjerë dozën e dytë dhe rreth 97 milionë dozën përforcuese.