Esin Eşkinat Sayılgan
01 Nëntor 2021•Përditësim: 02 Nëntor 2021
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 745.837, prej të cilëve 167 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 45,9 milionë, me 17.461 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,91 milionë raste të konfirmuara dhe afro 72 mijë të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 221,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 192,4 milionë dozën e dytë dhe mbi 18,6 milionë kanë marrë tri doza.