Ekip
28 Qershor 2021•Përditësim: 28 Qershor 2021
Hulumtimi i ri nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se një dozë përforcuese e vaksinës AstraZeneca gjashtë muaj pas dozës së dytë ngre imunitetin në nivelin më të larta, por një nga drejtorët e Grupit të Vaksinave të Oksfordit tha se nuk ka prova që këto vaksina përforcuese janë të nevojshme për momentin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Profesori Sir Andrew Pollard u citua nga "Sky News" të ketë thënë se prioriteti aktual duhet të jetë sigurimi që ata në vendet e tjera të kenë marrë të paktën një dozë përpara se t'u japin britanikëve dozën e tretë.
Sipas Shëndetit Publik të Anglisë, dy doza të vaksinës AstraZeneca parandalojnë mbi 90 për qind të infeksioneve serioze të variantit Delta.
"Kjo ka të bëjë me gatishmërinë", tha Pollard.
"Ne kemi të dhëna nga ky studim i ri për të treguar se mund të rrisim përgjigjet duke dhënë një dozë tjetër të vaksinës", shtoi ai.
"Kur kemi nivele të larta të mbrojtjes në popullatën e Britanisë, dhe nuk ka të dhëna se ajo ka humbur, të japësh doza të treta tani ndërsa vendet e tjera nuk kanë asnjë dozë nuk është e pranueshme. Ne duhet të sigurohemi që edhe vendet e tjera të mbrohen", deklaroi Pollard.
"Të kesh dy doza është më mirë se një dozë, dhe kështu që nëse ka shumë transmetim në popullatë dhe furnizim të mjaftueshëm me vaksinë, dhënia e dy dozave duket se ka kuptim", tha Pollar"Por nëse keni furnizim të pamjaftueshëm edhe nëse keni një dozë do të ketë një ndikim të madh në uljen e shtrimeve në spital dhe vdekjeve, kështu që përparësia do të ishte marrja e dozës së parë tek sa më shumë njerëz të jetë e mundur", theksoi ai.