STAMBOLL (AA) - Kryetari i Bordit dhe drejtori i përgjithshëm i Anadolu Agency (AA) Kemal Ozturk (Kemal Oztyrk ) duke theksuar se AA ka hapur për herë të parë stendë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Stamboll shtoi: "Librat tanë janë të pakët por me cilësi dhe përmbajtje të fortë, ne duam t'ia prezantojmë qytetarëve tanë edhe në një mënyrë të marrim pjesë në botën e librave. Në muajt e ardhsshëm do të botohen libra përsëri në lidhje me Lindjen e Mesme dhe rajonet në krizë".
Panairi i 33-të Ndërkombëtar i Librit në Stamboll i zhvilluar me temë "100 Vitet e Kinemasë tonë" hapet në qendrën e kongresit dhe panairit TYJAP në Bejlikdyzy.
Edhe Anadolu Agency ka hapur stendë për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Stamboll dhe ka bashkuar botimet e saj me dashamirësit e librit
Ozturk i cili ka vizituar stendat e AA-së ka vëzhguar librat "AA ishte aty" shtrirja në seri "Revolucioni Papërfunduar: Egjipt", "Bllokada, Lufta, Rezistenca: Gaza", "Shteti i Mbetur Jetim: Siria", librin e Almanak 2013, "Udhëzuesi Gazetarit" dhe gjithashtu është interesuar nga afër me vizitorët.
Ozturk në deklaratën e tij duke theksuar se organizimi është një nga panairet më të rëndësishëm të Turqisë tha se panairi është një aktivitet shumë i rëndësishëm për botuesit, botën e librit dhe për shkrimtarët.
Ozturk në lidhje me hapjen e stendit për herë të parë nga AA ka shprehur se "kjo për shak se deri tani nuk kemi pasur shumë botime"
Ozturk i cili theksoi se këtë vit kanë ndjekur një politikë botimi dhe në kuadër të kësaj kanë nxjerrë tre libra të rëndësishëm në lidhje me Lindjen e Mesme.
"Libra që shpjegojnë Egjiptin, Sirinë dhe Gazan. Më parë kemi përgatitur librat Almanak edhe ato kanë qenë vepra të rëndësishëm që botohen çdo vit. Gjithashtu edhe libri "Udhëzuesi i reporterit" që u botua pak para panairit është një libër shumë i vlefshëm në aspektin e profesionit tonë dhe gazetarëve. Librat tanë janë të pakët por me cilësi dhe përmbajtje të fortë, edhe dëshirojmë t'ia prezantojmë qytetarëve tanë edhe në një mënyrë të marrim pjesë në botën e librave. Në muajt e ardhsshëm do të botohen libra përsëri në lidhje me Lindjen e Mesme dhe rajonet në krizë dhe më e bukura këto libra do të dalin edhe në gjuhën angleze dhe arabe dhe kjo është një gjë e rrallë në Turqi" tha ai.
Ozturk duke theksuar se interesi i shprehur për panairin është në nivel të mirë tha se "Bota e Librit edhe pse ka ankime në lidhje interesin e ulët dhe shitjen e pakët të librave shpresoj se me organizimin e këtyre eventeve do të ketë rritje ku edhe ne në vitin e ardhshëm mendojmë të marrim pjesë edhe në panairin e TYJAP edhe në panaire të tjerë.
@aa_albanian