Recep Şakar
06 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
MELBURN (AA) – Muslimanët në Australi kanë pritur iftarin e parë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjërimi i ditës së parë të muajit të shenjtë të Ramazanit në Australi, zgjati 11 orë e 23 minuta.
Në Australi jetojnë shumë muslimanë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre iftarin e parë e pritën në familjet e tyre dhe tek miqtë. Iftarin e parë e pritën edhe muslimanët në Fixhi dhe Zelandën e Re.